Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja e Arlindës, VV: 8 gra dhe 9 burra të vrarë sivjet dëshmojnë peshën e rëndë të dhunës vrasëse në shoqërinë tonë

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 22:50
Vrasja e Arlindës, VV: 8 gra dhe 9 burra të vrarë sivjet dëshmojnë peshën e rëndë të dhunës vrasëse në shoqërinë tonë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekës në Pejë, duke shprehur ngushëllime për familjen e saj dhe duke theksuar se një tjetër grua humbi jetën si pasojë e dhunës, ndërsa një djalë 12-vjeçar mbeti pa nënë.

Sipas VV-së, prej fillimit të këtij viti në Kosovë janë raportuar 17 viktima të vrasjeve, tetë gra dhe nëntë burra. Partia e Albin Kurtit tha se vrasjet e grave kanë një dimension të veçantë shoqëror, të lidhur me pushtetin patriarkal, kontrollin mbi gratë dhe mohimin e lirisë së tyre.

VV ka kërkuar që institucionet, përfshirë policinë, prokurorinë, gjykatat, komunat dhe qendrat për punë sociale, të parandalojnë dhunën, të mbrojnë viktimat dhe të ndëshkojnë përgjegjësit.

Sipas komunikatës, kultura e pandëshkueshmërisë dhe e justifikimit të dhunës ka lënë pasoja të rënda në shoqëri, ndërsa çdo kërcënim i shpërfillur mund të përfundojë në tragjedi.

Komunikata e plotë:

NUK MUND TË DORËZOHEMI PARA DHUNËS DHE VRASËSVE!

Vrasja e Arlinda Zekës na ka tronditur dhe zemëruar. Familjes së saj i shprehim ngushëllimet tona më të thella. Një tjetër gruaje iu mor jeta nga dhuna e një burri, familjar i burrit të saj. Një tjetër familje mbeti me dhimbjen e një humbjeje të pakthyeshme. Dhe një djalë 12-vjeçar mbeti pa nënë.

Prej fillimit të këtij viti, në Kosovë janë vrarë gra e burra, vajza e djem. Rastet e raportuara publikisht tregojnë për 17 viktima, prej tyre tetë gra dhe nëntë burra.

Këto shifra dëshmojnë peshën e rëndë të dhunës vrasëse në shoqërinë tonë.

Vrasja e grave ka një përmasë të veçantë shoqërore, pushtetin patriarkal, kontrollin mbi gruan dhe mohimin e lirisë së saj. Edhe pse e rëndë, ajo me kalimin e viteve po merr trajtat e femicidit në vendin tonë, ngase vrasjet kanë motive dhe natyrën e mohimit të së drejtës për jetë pikërisht të gruas si të tillë.

Ndërsa vrasjet e burrave dhe djemve na përballin edhe me kulturën e forcës, të hakmarrjes dhe të zgjidhjes së konflikteve dhunshëm, përmes armëve.

Këto nuk janë dukuri të shkëputura. Kultura e të fortit, privilegjet e fituara përmes lidhjeve me pushtetin e vjetër nga një krah dhe historia e pandëshkueshmërisë e mbetur për rreth 2 dekada kanë lënë pasoja të rënda në shoqërinë tonë.

Dhuna nuk është forcë. Sundimi mbi tjetrin nuk është autoritet. Arma nuk është argument. Vrasja është akt çnjerëzor. Është fundi i njeriut.

Mbrojtja e jetës kërkon edhe drejtësi shoqërore, pavarësi ekonomike dhe shërbime publike të qasshme. Qeverisja jonë ka punuar dhe do të punojë pandalshëm për ta ndihmuar të ngrihet ekonomikisht çdo familje, çdo grua.

Institucionet si komunat, qendrat e punës sociale, policia e prokuroria e gjykata duhet të parandalojnë, të mbrojnë, të hetojnë dhe të ndëshkojnë. Këto t’i bejnë të pavarura nga mentaliteti patriarkal dhe i justifikimit të dhunës ndaj të dobtit. Vendimet e tyre nuk mund të udhëhiqen nga bindjet, paragjykimet apo perceptimet personale. Ato duhet të mbështeten në moralin që buron nga ligji dhe në të drejtat universale të njeriut, duke pasur në themel detyrimin për të mbrojtur jetën, dinjitetin dhe lirinë e secilit.

Çdo kërcënim i shpërfillur mund të përfundojë në tragjedi.

Nuk pranojmë që frika të bëhet mënyrë jetese, as që dhuna të trashëgohet si normë shoqërore.

Nuk mund të dorëzohemi para vrasësve, as para kulturës që i arsyeton dhe i mbron ata

dhunësburravrasja

Të ngjashme

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

22:07
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj

Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj

18:28
Gërvalla: Në cilësinë time si Koordinatore Kombëtare të Strategjisë kundër dhunës ndaj grave shpreh ngushëllime

Gërvalla: Në cilësinë time si Koordinatore Kombëtare të Strategjisë kundër dhunës ndaj grave shpreh ngushëllime

17:31
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi

Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi

17:07

Më shumë nga Lajme

  • 23:33Kuçi ngre shqetësimin për fëmijën e Arlindës: Djali i kidnapuar - familja Zekaj pa mbrojtje
  • 23:32Latifi: Talebanët shqipfolës janë të fundit që mund të flasin për të drejtat e grave
  • 23:25Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro
  • 22:58Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
  • 22:47Java e gjuhës italiane, Italia i dhuron libra Bibliotekës Kombëtare të Kosovës