Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa më të ashpra në luftimin e dhunës ndaj grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Duke folur në Kuvend, Osmani ka thënë se nuk mund të flitet për liri në një shoqëri ku liria e gjysmës së saj kushtëzohet, ndërsa gjysma tjetër jeton me frikë.
“Ne nuk mund të flasim për liri nëse lirinë e gjysmës së shoqërisë e kushtëzojmë me frikën e gjysmës tjetër. Shteti nuk guxon të qëndrojë si spektator”, ka deklaruar Osmani.
Sipas Osmanit, përgjegjësia e Kuvendit duhet të matet me gatishmërinë për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë ata që dështojnë në përmbushjen e detyrave të tyre, pa dallime partiake.


