Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Lajme
Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të vizitës, Kryetarja Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Kryetarin Gashi, si dhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski.
Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor


