21-vjeçari shqiptar, Erald Kamberi, është dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Kurorës në St Albans, pasi shkaktoi një aksident fatal muajin e kaluar në qytetin Ware, në Hertfordshire të Anglisë.
Kamberi, i cili nuk kishte një adresë banimi të qëndrueshme dhe nuk posedonte patentë apo sigurim, pranoi fajësinë për: “Shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit”, dhe “Drejtim mjeti pa figuracion”, shkruan TCh.
Sipas policisë të Hetfordshire, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 1 gusht 2025, në rrugën London Road, pranë kryqëzimit me Amwell End dhe Station Road. Kamberi, duke drejtuar një Vauxhall Astra të bardhë, u përplas me një moped Honda WW që drejtohej nga Phillip “Phil” Bruce, 34 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Pas aksidentit, Kamberi u largua nga skena, por u arrestua vetëm një ditë më pas, më 2 gusht, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë lokale.
Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi e përshkroi mënyrën e drejtimit të Kamberit si “të çmendur”, duke theksuar se ai lëvizte me shpejtësi ekstreme, në krahun e gabuar të rrugës, pa patentë dhe pa siguracion, në përpjekje për t’iu shmangur policisë.
