Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Deliu ka theksiar se për Vetëvendosjen ishte e pranueshme Tanja Vujoviq nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa jo Vlora Çitaku nga PDK-ja.
“Për Lëvizjen Vetëvendosje, Tanja Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa Vlora Çitaku, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ambasadorja më e suksesshme e Kosovës në SHBA – JO”, ka shkruar Deliu.


