Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me nismën për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ajo tha se vendimi për ndryshimin e kornizës ligjore i takon vetë Kosovës, por theksoi se parësore është garantimi i pavarësisë së gjyqësorit.
“Sa i përket kornizës ligjore, ndryshimi i përket Kosovës që të vendos. Është më rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit dhe në kuadër të gjithë kësaj i përket Kosovës që të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëhet ose jo. Por rëndësi ka që gjyqësori të jetë i pavarur”, tha ajo.
Von der Leyen theksoi se çështja e ndryshimeve të mundshme ligjore mbetet në kompetencë të institucioneve të Kosovës, ndërsa pavarësia e sistemit gjyqësor duhet të ruhet.