Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin 20-vjeçar

GD
Gazeta Demos6 prill 2026 në 19:35
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin 20-vjeçar

Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me protestën e studentëve, duke e konsideruar atë pasojë të dështimeve të qeverisjeve të kaluara dhe duke akuzuar BDI-në për keqpërdorim të situatës.

Sipas një postimi në faqen e tyre zyrtare, VLEN ka shkruar se BDI po përpiqet të përfitojë politikisht nga pakënaqësia e studentëve për një problem që vetë nuk e ka zgjidhur për vite me radhë. Në reagim theksohet se kjo parti ka pasur mundësinë dhe mekanizmat për ta zgjidhur çështjen, por nuk e ka bërë, transmeton Klankosova.tv.

Koalicioni e konsideron protestën si të ligjshme dhe kërkon që zëri i studentëve të dëgjohet.

Postimi i plotë:

VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin 20-vjeçar

Kur studentët dalin në protestë, kjo flet më shumë për dështimin e atyre që për vite kishin pushtetin, sesa për ata që sot po punojnë për të gjetur zgjidhje.

BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një problem që vetë e ka lënë zvarrë. Kjo është skandaloze. Kishte ministra, institucione, mekanizma dhe gjithë pushtetin e nevojshëm për ta mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Nuk e bëri. Jo pse nuk mundi, por sepse ishte e zënë me hajni, me Soravi, me blerje pronash dhe me pazare për llogari të klikës së vet.

VLEN e konsideron protestën e studentëve si shprehje legjitime ndaj një padrejtësie që nuk duhej të zgjaste kaq shumë. Zëri i tyre duhet dëgjuar, jo të përdoret si vegël propagandistike nga ata që vetë e krijuan problemin.

Ne nuk do të bëjmë atë që është bërë për vite me radhë. Të flitet shumë dhe të mos zgjidhet asgjë. Për çështjen e mundësisë që të diplomuarit në juridik ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, tashmë po punohet seriozisht për një zgjidhje të qëndrueshme, ligjore dhe institucionale. Jo arnim. Por zgjidhje.

Politika gjuhësore në vend është ndërtuar mbi zgjidhje gjysmake. Dhe ligjet gjysmake japin padrejtësi të plota. Pikërisht për këtë, sot nevojitet vullnet për ta mbyllur këtë plagë, jo lot krokodili nga ata që e mbajtën hapur për dy dekada.

Dallimi është si toka me qiellin. BDI i përdori shqiptarët si mburojë për të vjedhur, për t’u pasuruar dhe për ta mbrojtur korrupsionin e vet, ndërsa ne i trajtojmë si amanet.

Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë të mos fshihen pas studentëve dhe të mos i përdorin për interesa ditore.

VLEN

Më shumë nga Lajme

  • 16:07Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje për president – kemi zgjedhje të reja
  • 15:58E rëndë: Këta janë tre mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në një aksident në Gjermani
  • 15:43Abdixhiku: Kemi kërkuar që Presidenti të propzohet nga LDK – nuk ramë dakord
  • 15:33Abdixhiku: Jemi shumë, shumë largë marrëveshjes më LVV-në
  • 15:26Kurti pas takimit: Ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesës së LDK-së