Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

VLEN-i i bindet Mickoskit, kundërshton protestën e veteranëve në Shkup

GD
Gazeta Demos5 dhjetor 2025 në 22:26
VLEN-i i bindet Mickoskit, kundërshton protestën e veteranëve në Shkup

Më 13 dhjetor, Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë një protestë te “Sheshi Skënderbeu” në Shkup.

“Të dashur shqiptarë, shihemi në Shkup”, shkroi kjo organizatë në faqen zyrtare në Facebook.

Pas këtij njoftimi edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Sheshi “Skënderbe” do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët.

Por, kjo ide s’po i duket e qëlluar një partie tjetër shqiptare në Maqedoni të Veriut – VLEN-it.

Nga kjo parti thanë se këtë protestë po tenton ta keqpërdorë Ali Ahmeti.

“Kemi përgjegjësi që këto tema të trajtohen me maturi, e jo me improvizime të një partie që është zënë ngushtë dhe sa herë gjendet në krizë manipulon ndjenjat e shqiptarëve. VLEN respekton çdo protestë që lind natyrshëm nga shqiptarët. Ajo që kundërshtojmë është përdorimi i emrit të UÇK-së për të mbuluar dështimet, aferat dhe frikën nga zhdukja politike”, thonë nga VLEN.

Kundër saj ka dalë edhe kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski, i cili e ka cilësuar si “lëvizje të gabuar të Ali Ahmetit” dhe duke thënë se shpreson që VLEN të mos e mbështesë.

Ai tha se protesta po përdoret për mobilizim politik dhe do ta vështirësojë gjetjen e partnerëve të ardhshëm të koalicionit.

OVL e UÇK-së i ka quajtur deklaratat e Mickoskit “përçarëse”. Gazmend Syla tha se Maqedonia e Veriut, si shtet që synon anëtarësimin në BE, duhet të garantojë të drejtën për protestë dhe të mos krijojë pengesa.

Ai theksoi se protestat e veteranëve janë mbajtur edhe në vende të tjera dhe se nuk kanë synuar të ndërhyjnë në proceset e brendshme të asnjë shteti.

Protesta e 13 dhjetorit në Shkup vjen pas Prishtinës, Hagës, Tiranës dhe Strasburgut.

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit