Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vjosa Osmanit i kushton 70 mijë euro vetëm 1 vizitë në ShBA

GD
Gazeta Demos14 dhjetor 2025 në 18:36
Vjosa Osmanit i kushton 70 mijë euro vetëm 1 vizitë në ShBA

Rreth 70 mijë euro i kushtoi buxhetit të Kosovës vizita e presidentes Vjosa Osmani në SHBA, e zhvilluar në shtator të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare që VOX Kosova ka siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente, Osmani në SHBA ishte vetë e 12-ta, së bashku me 11 anëtarë të stafit.

Shpenzimet për akomodim arritën në 45,271 euro.

Për bileta udhëtimi u paguan edhe 22,838 euro.

Ndërsa 1,447 euro të tjera shkuan për dreka, darka dhe internet.

Në sy bie fakti se akomodimi për dy këshilltare të Presidentes ishte dukshëm më i shtrenjtë se për pjesën tjetër të stafit.

Për Donika Kadajn, shteti pagoi 6,416 euro.

Për Rejhan Vuniqin, shuma arriti në 8,064 euro.

Media ka pyetur Presidencën nëse dy këshilltaret kanë udhëtuar disa ditë më herët drejt SHBA-së, por nuk ka marrë përgjigje.

Zyra e Presidentes nuk ka kthyer përgjigje as për vetë shpenzimet, derisa qasja në dokumente u mundësua vetëm pas ndërhyrjes së Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Krejt kjo për një lidership që në pushtet erdhi me premtimin për kursim të parasë publike.

Një vizitë që u prezantua si punë shtetërore, por që në praktikë u shndërrua në udhëtim me një armatë këshilltaresh, me fatura që vetëm u rritën.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 18:51Gjykata jep detaje të reja për 27-vjeçarin, që dyshohet të jetë vrarë nga babai: Ishte në trajtim të detyrueshëm psikiatrik
  • 18:16IQMT në aksion kundër parregullsive në shitjet online – 23 inspektime brenda një dite
  • 18:13Gërvalla: Buxheti i vitit 2027 është 4.27 miliardë euro, 52.3 milionë euro ndahen për Ministrinë e Drejtësisë
  • 18:11Nisin ndryshime të befasishme në hierarkinë e Policisë, preken disa pozita drejtorësh
  • 17:57Vetëvendosje paralajmëron se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale, s’tregojnë për kë