Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vjosa Osmani: Të ndara në harta, por të bashkuara në zemra, vendet tona po afrohen drejt BE-së

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2025 në 19:51
Vjosa Osmani: Të ndara në harta, por të bashkuara në zemra, vendet tona po afrohen drejt BE-së

Në ceremoninë e përvjetorin e Pavarësisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë historike të këtij muaji dhe ditës, duke e quajtur atë një moment që “nuk matet me orë e minuta, por me shekuj”.

Ajo u ndal te rëndësia e bashkimit të shqiptarëve, që sipas saj, ka kaluar përmes periudhave të vështira dhe dhimbjes. “Ky është muaji kur historia jonë buqet, pikërisht në këtë ditë ne bashkuam amanetet”, tha Osmani.Në fjalën e saj, presidentja kujtoi periudhën e errët të historisë shqiptare, kur flamuri shqiptar ishte i ndaluar, dhe shqiptarët u persekutuan dhe u vranë nën regjimin serb.

Ajo theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të pushtuesve, “askush nuk mund ta ndalë shpirtin shqiptar”.“Për dekada me radhë, kur flamuri ishte i ndaluar dhe shqiptarët u persekutuan dhe u vranë, regjimi serb tentoi ta ndalë, por askush nuk mund ta ndalë shpirtin shqiptar. Shqipëria po ecën progresivisht drejt anëtarësimit në BE, dhe me të janë të gjithë shqiptarët”, tha Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se Shqipëria dhe Kosova janë duke ecur progresivisht drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një proces që përfshin të gjithë shqiptarët.“Vendet tona janë të ndara në harta, por janë të bashkuara në zemra”, përfundoi presidentja.

Derisa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ceremonisë përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e cilësoi ftesën e Ambasadorit të Shqipërisë si një moment me ngjashmëri me telegramet e Ismail Qemalit.“Ftesa që më bëri ambasada e Shqipërisë më ngjau me telegramet që dërgonte Ismail Qemali për shpalljen e pavarësisë. Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk matet veç me statistika por edhe nga përmirësimi i jetës së qytetarëve”, tha Kurti.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 20:07Bushati për deklaratat e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës
  • 19:59Gërmimet në Zubin Potok, prokurorja Salihu-Shamolli njoftohet për gjetjet dhe rezultatet e deritanishme
  • 19:56Fitore Pacolli e quan opozitën “të shkretë”
  • 19:46Banorja rrëfen momentet pas vrasjes në Korçë: Dëgjova një zhurmë të madhe, pashë të riun të shtrirë
  • 19:31Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës