Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Vizita e komandantit të NATO’s për Evropë, FSK jep detaje se çfarë u diskutua gjatë takimeve me Jasharin dhe Maqedoncin

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 16:46
Vizita e komandantit të NATO’s për Evropë, FSK jep detaje se çfarë u diskutua gjatë takimeve me Jasharin dhe Maqedoncin

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), Gjeneral Alexus G. Grynkewich, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së Anu Prattipati, Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Roberto Vergori dhe delegacionin e tij, është pritur me ceremoni ushtarake nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Gjatë kësaj vizite, përveç Jasharit, Grynkewich ka zhvilluar takime me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

‘’Vizita riafirmon rëndësinë e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si dhe përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), Gjeneral Alexus G. Grynkewich, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së znj. Anu Prattipati, Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Roberto Vergori dhe delegacionin e tij u prit me ceremoni ushtarake nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në kuadër të vizitës, Gjenerali Grynkewich zhvilloi takime me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Poashtu u vlerësua lartë zhvillimi dhe avancimi i FSK-së dhe palët u zotuan për ngritje të bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të dy institucioneve. Një ndër temat e diskutimit ishte edhe procesi i optimizimit të KFOR-it, në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë dhe nevojës për koordinim të vazhdueshëm me institucionet vendore.

Vizita riafirmon rëndësinë e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si dhe përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve të saj dhe forcimin e partneritetit me aleatët, në funksion të përmbushjes së misionit kushtetues dhe avancimit të vazhdueshëm drejt standardeve euroatlantike.

komandantievropëvizita

Të ngjashme

Takimi i Prattipatit me komandantin e NATO’s për Evropë, ambasada: Riafirmon përkushtimin e KFOR’it për siguri

Takimi i Prattipatit me komandantin e NATO’s për Evropë, ambasada: Riafirmon përkushtimin e KFOR’it për siguri

16:46

Më shumë nga Lajme

  • 17:53Zyra e Kryeministrit pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt
  • 17:53E reja për Farukun: "Toger a ke pushu, a je çlodhë nga lodhja e Arlindës?"
  • 17:46Dogana ndalon 120 telefona celularë në të “zezën”, ky është Mobi Shopi që u zunë
  • 17:45Përbërja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt: VV-ja propozon Adelinë Tërshanin dhe Osman Musliun
  • 17:38“Marre”, “Drejtësi”, “Dorëheqje” – Protestuesit shkruajnë mesazhe në dyert e Qeverisë