Me 90 vota për, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, ku pjesë e tij janë edhe deputetët e LVV-së, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani.
Komisioni do t’i ketë 11 anëtarë dhe mandat maksimal prej gjashtë muajsh.
Komisioni do të kryesohet nga Burim Ramadani i Aleancës, ndërsa zëvendëskryetar është caktuar Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.
