Vjosa Osmani ka bërë të ditur se listës së saj për zgjedhjet e 7 qershorit i është bashkuar edhe analisti Visar Xani.
Në një postim në Facebook, Osmani ka prezantuar Xanin si një nga kandidatët për deputetë, duke vlerësuar përvojën e tij shumëvjeçare në media, analizë politike dhe shërbim publik, shkruan Demos.
Ajo ka theksuar se Xani vjen nga një brez që ka ndjekur nga afër zhvillimet e Kosovës në periudha të rëndësishme të shtetndërtimit dhe debatit publik.
“Visari i përket atij brezi që e njohu Kosovën në lëvizje, në debat, në përpjekjen e saj të vazhdueshme për t’u bërë shtet më i fortë e më i drejtë. Fillimisht si gazetar e analist politik, me syrin kritik ndaj zhvillimeve shoqërore e politike, e më pas brenda vetë institucioneve, aty ku fjala duhet të shndërrohet në përgjegjësi dhe puna në rezultat.
