Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vetura e shtypur, publikohen detaje dhe fotografi nga aksidenti hekurudhor në Klinë me tre të lënduar

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 09:54
Vetura e shtypur, publikohen detaje dhe fotografi nga aksidenti hekurudhor në Klinë me tre të lënduar

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me aksidentin hekurudhor që ndodhi mëngjesin e sotëm në Komunën e Klinës, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Rasti është raportuar rreth orës 06:10, ndërsa nga aksidenti, përveç lëndimeve, janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Sipas informacioneve të deritanishme, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi kujdestar i Autoritetit Kombëtar të Hetimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Hekurudhore dhe Detare (KHAIA), i cili po kryen ekzaminimet dhe po mbledh të dhënat për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, janë publikuar edhe fotografi nga vendi i aksidentit, të cilat tregojnë pasojat dhe dëmet e shkaktuara.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa detaje të tjera pritet të publikohen pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes.

detajepublikohenfotografi

Të ngjashme

Zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit pak para se të nisej për Hagë para 6 vitesh

Zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit pak para se të nisej për Hagë para 6 vitesh

17:42
Detaje të reja për vrasjen e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit

Detaje të reja për vrasjen e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit

19:57

Më shumë nga Lajme

  • 18:37Si u organizua dorëzimi i Thaçit në EULEX? Çollaku zbulon marrëveshjen me Specialen
  • 18:35Arsim Vranovci takon deputetin austriak Andreas Minnich: Mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën në rrugën drejt BE-së
  • 18:33Dy javë nga kthimi i Ligjit për Specialen, Gucati kritikon vonesat: Nuk e dimë a do të votohet
  • 18:33Hoti pret në takim Ambasadorin Britanik
  • 18:16Thaçi në përvjetorin e gjashtë të shkuarjes në Hagë: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi