Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Veteranët me reagim të ashpër ndaj Speciales mbi pronat e katërshes së UÇK-së

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 22:55
Veteranët me reagim të ashpër ndaj Speciales mbi pronat e katërshes së UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër pas raportimeve se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë duke vlerësuar pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Kjo organizatë thekson në reagim se vlerësimi i këtyre pasurive nuk është thjesht një hap procedural.

“OVL UÇK, i sheh me shqetësim të thellë dhe indinjatë të fortë raportimet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së. Vlerësimi i këtyre pasurive nuk është thjesht një hap procedural. Përkundrazi, ky veprim braktis maturinë gjyqësore dhe krijon përshtypjen e një sistemi që nxiton drejt ndëshkimit para se të arrijë në një vendim. Veprime të tilla godasin drejtpërdrejt parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa gërryejnë besimin e publikut në paanshmërinë dhe drejtësinë e gjykatës”.

Katërshja e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen tash e pesë vjet në paraburgim në Hagë, ndërsa po pritet verdikti final.

Klan Kosova ka raportuar ekskluzivisht për angazhimin e Gjykatës Speciale në grumbullimin e të dhënave mbi pronat dhe pasuritë e ish-krerëve të UÇK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 11:42Telefoni dhe një qese me narkotikë zbulohen në Qendren e ndalimit në Hajvali
  • 11:32Ky është dokumenti me anë të të cilit PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:31Kurti vizitoi Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin