Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Veteranë të UÇK-së dhe Policë, shënjestër e arrestimeve nga Serbia

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 20:33
Veteranë të UÇK-së dhe Policë, shënjestër e arrestimeve nga Serbia

Pikëkalimet kufitare me Serbinë po vazhdojnë të mbesin problematike për ish-ushtarët e U֞ÇK-së e policët e ish-policët kosovarë.

Ata që po rrezikojnë të kalojnë përmes tyre, në shumicën e rasteve po ndalohen e akuzohen nga Serbia me pretendimet për krime lufte.

Rasti i fundit ishte të martën ku u ndalua ish-pjesëtarë i UÇK-së, Avni Qenaj.

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po shprehen të shqetësuar dhe apelojnë bashkëluftëtarit që t’i evitojnë pikëkalimet kufitare me Serbinë, raporton RTV Dukagjini.

Sipas tyre, vetëm gjatë këtij viti janë ndaluar rreth dhjetë persona.

“Me dhjetra po, kemi shumë raste, gjatë viteve t fundit kemi arrestimin e bashkëluftëtarit tonë nga Peja që nuk ekzistonte në databazën tonë, kishim rast në Rahovec, dy vëllëzër nga Rahoveci para disa kohësh, njëri u lirua ndërsa tjetrin e mbajtën një javë pastaj e liruan por diku dhjetë raste I kemi brenda këtij viti me ndalime e maltretime nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Gazmend Syla – OVL-UÇK.

Një rast konkret të maltretimit e mbajtjes padrejtësisht e ka shprehur vajza e ish-luftëtarit Hazir Hazirit që tash e tre muaj është duke u mbajtur nga autoritetet serbe.

“Gjendja e tij e tij psikologjike është e rënduar dhe emocionalisht po e përjeton shumë rënd sidomos parasysh moshën e tij, 77 vjecar dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat, këtë gjë e ka vërtetuar edhe avokati që ne e kemi angazhuar, që i ka mbaruar të gjitha procedurat ligjore dhe ai është duke u mbajtur pa asnjë provë, pa asnjë evidencë, dëshmi tash e tre muaj”, ka theksuar Kaltrina Haziri – Vajza e Hazir Hazirit.

Një nga rastet që mori më së shumti vëmendje kohëve të fundit ishte edhe arrestimi i ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu që nga qershori deri në nëntor u mbajt në paraburgim.

Ndonëse nuk ishte polic në atë periudhë, ai ishte arrestuar pretendimin se kishe marrë pjesë në aksionin e Policisë së Kosovës në zmbrapsjen e sulmit terrorist në Banjskë, ku kishte mbetur i vrarë rreshteri policor i Kosovës Afrim Bunjaku, dhe tre terroristë serbë.

UCK

Më shumë nga Lajme

  • 09:30Gjenden mbetje eshtërore në dy lokacione në Prizren, dyshohen të jenë të luftës në Kosovë
  • 09:26E mitura bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
  • 09:06Vidhen gjeneratorë, kontejnerë dhe pajisje në objektin e braktisur të RTK-së, dëmi rreth 30 mijë euro
  • 09:06Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online
  • 09:04Arrestohet një i mitur në Kaçanik, dyshohet për dhunimin e një të miture