Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Bakshi të Obiliqit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një objekt të braktisur të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Nga objekti, të dyshuarit kanë marrë një gjenerator, kontejnerë dhe pajisje të tjera, vlera e të cilave llogaritet të jetë rreth 30 mijë euro.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar një mashkull kosovar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet.
