Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vetëm gjatë muajit korrik, Policia në Ferizaj shqipton 97 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe i konfiskon 50 prej tyre

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 16:34
Vetëm gjatë muajit korrik, Policia në Ferizaj shqipton 97 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe i konfiskon 50 prej tyre

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, gjatë muajit korrik i ka intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 97 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 50 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ: “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.

“Llojet e kundërvajtjeve:

– Drejtimi i motoçikletës pa patentë shoferi – 50 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim – 27 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse – 10 gjoba

– Të tjera masa – 10 gjoba

– Motoçikleta të konfiskuara – 50”, ka njoftuar Policia.

Policia ka bërë një apel për qytetarët.

“Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën. Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 11:08Koci kundër Gjykatës Speciale: Nuk mund të gjykohet vetëm njëra palë e luftës
  • 10:53Gjykata cakton seancën ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte, i kërkohet të dorëzohet
  • 10:52Për një javë në Ferizaj, pezullohen 20 patentëshoferë për shkelje të rënda në trafik
  • 10:40PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme
  • 10:19Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës