Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 21:01
Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mbi 220 kërkesa, por vetëm 80 ulëse në galerinë e publikut. Kështu do të jetë qasja në sallën e gjyqit më 16 shtator, kur Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. 40 ulëse u janë rezervuar familjarëve të ngushtë, ndërsa 40 mediave. Numri i madh i kërkesave ka bërë që pjesa tjetër e të interesuarve ta përcjellë vendimin vetëm përmes transmetimit të Gjykatës.

Ndonëse kërkesat ishin të shumta, jo të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë që vendimin përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ta përcjellin në kohë reale nga salla e gjyqit. Nga mbi 220 kërkesa të pranuara, Gjykata Speciale ka akredituar vetëm 80 persona për qasje në galerinë e publikut.

Në një përgjigje për RTK-në, nga Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se 40 ulëse do t’u ndahen familjarëve të ngushtë të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa 40 të tjera mediave. Nga mediat e akredituara, 17 janë ndërkombëtare, 16 nga Kosova, 4 nga Shqipëria dhe 3 nga Serbia. E teksa 16 shtatori po afrohet, në Kosovë vazhdon numërimi mbrapsht deri në ditën kur do të merret vendimi historik për ish-krerët e UÇK-së.

Njohësit e çështjeve juridike shprehen optimistë dhe presin që aktgjykimi të jetë lirues.

“Mendoj që në asnjë formë gjykata nuk ka mundësi me i shpall fajtorë, por nuk duhet harru faktin që gjykatat ndërkombëtare edhe Gjykata Speciale në këtë rast në Hagë, edhe pse në bazë të legjislacionit është e Kosovës, është në territor të huaj dhe varet nga vullnetet politike të fuqive të mëdha. Nëse nuk do të ketë ndikime politike, unë besoj fuqishëm që 16 shtatori do të jetë festë në Kosovë”, tha Skender Musa, avokat.

Të njëjtat pritje i kanë edhe bashkëluftëtarët e ish-krerëve të UÇK-së. Ata thonë se presin që procesi të përfundojë me lirimin e tyre dhe që gjykata të mos ndikohet nga faktorët politikë.

“Ne presim lirimin nga të gjitha akuzat e montuara në këtë proces, falënderojmë presidentin dhe shokët e tij për këtë sakrificë të pamerituar, të cilën e kanë bërë për pastrimin dhe për tregimin se UÇK-ja ka qenë forcë ushtarake dhe politike e shëndoshë, ka luftu për lirinë e vendit dhe nuk i ka bërë askujt keq”, tha Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL UÇK-së.

Derisa kanë mbetur më pak se tri javë deri në shpalljen e aktgjykimit, në Kosovë tashmë kanë nisur përgatitjet për pritjen e mundshme të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Në Prishtinë është paralajmëruar edhe një marsh mbështetës me moton “Kosova po pret”, ndërsa 16 shtatori pritet të jetë një nga ditët më të rëndësishme për Kosovën në raport me drejtësinë ndërkombëtare.

ulësendajuçk-së

Të ngjashme

Gashi-Hamdiu rrëfen për kallëzimin penal ndaj ish-kryeshefit të KOSTT-it pas poshtërimit seksual ndaj saj

Gashi-Hamdiu rrëfen për kallëzimin penal ndaj ish-kryeshefit të KOSTT-it pas poshtërimit seksual ndaj saj

22:33
Marta Kos ia bën të qartë Serbisë: S’ka përparim drejt BE’së pa sanksione ndaj Rusisë

Marta Kos ia bën të qartë Serbisë: S’ka përparim drejt BE’së pa sanksione ndaj Rusisë

16:48

Më shumë nga Lajme

  • 12:33Familjarët e Arlindës mblidhen në sheshin e Pejës për protestë
  • 12:28KPK-ja arsyeton suspendimin e Vuçetajt: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn
  • 12:28Familjarët e Arlinda Zekajt në ballë të protestës kundër vrasjes së grave në Pejë
  • 12:09Përparim Rama sot intervistohet nga Prokuroria Speciale, dyshime për korrupsion në projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”
  • 11:52Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë