Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Veseli: Paralajmërimet e paramilitarëve serbë nga Ukraina duhet të merren seriozisht, rreziku prek edhe Kosovën

GD
Gazeta Demos15 dhjetor 2025 në 19:57
Veseli: Paralajmërimet e paramilitarëve serbë nga Ukraina duhet të merren seriozisht, rreziku prek edhe Kosovën

Afrim Veseli, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur lidhur me pjesëmarrjen e paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë, të cilët kanë deklaruar se, sapo të përfundojnë atje, do të kthehen në Ballkan. Lidhur me këtë çështje, edhe mediumi britanik The Telegraph ka raportuar se këta pjesëtarë po përgatiten për një luftë të madhe në Ballkan.

Veseli ka thënë se ky paralajmërim duhet të merret seriozisht.

“Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë kam përcjellë disa video të paramilitarëve serbë, të cilët janë në frontin e ukrainasve, gjegjësisht në luftë kundër popullit ukrainas dhe lirisë së tyre”, ka deklaruar ai.

“Ata kanë bërë shumë postime duke i thirrur edhe bashkëatdhetarët e tyre në Serbi që t’i bashkohen asaj lufte. Sigurisht që inteligjenca e NATO-s dhe e vendeve të tjera perëndimore, në këtë rast edhe e Britanisë së Madhe, i kanë edhe më të sakta këto informacione. Se a do të ketë rrezik të një konflikti në Ballkan, realisht janë dy vatra krize që potencialisht mund të shpërthejnë: Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli në Dukagjin.

Tutje, ai ka theksuar se shkuarja e këtyre pjesëtarëve në Ukrainë nuk është pa dijeninë e shtetit serb dhe se kjo dallon nga rasti i Kosovës, ku disa shqiptarë kishin shkuar në luftërat në Lindjen e Mesme, por pa përkrahjen e shtetit.

“Në rastin e shqiptarëve, shteti i Kosovës jo vetëm që nuk i ka përkrahur, por përkundrazi i ka luftuar këto fenomene. Ndërsa në rastin e serbëve në Ukrainë, shteti serb, në mënyrë indirekte përmes agjencive të inteligjencës, i përkrah ata, madje edhe i stërvit”, ka thënë Veseli.

Serbia

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme