Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendoset gur themeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

GD
Gazeta Demos14 maj 2026 në 11:28
Vendoset gur themeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Në fshatin Frashër të Mitrovicës është mbajtur ceremonia e inaugurimit të punimeve dhe vendosja e gur themelit të Parkut Industrial. Vlera e këtij parku shkon në rreth një milion euro.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se plani parasheh që brenda 150 ditëve të përmbyllen punimet. E sipas tij, sivjet do ta presin shiritin e këtij parku industrial ku do të vendosen bizneset.

“Ne po e lajmë një pjesë të borxhit të cilin ia kemi Mitrovicës me këtë investim afër një milion euro. Këtu mund të vendosen biznese të ndryshme nga Mitrovica, Kosova por edhe investitorë të huaj. Sa më shumë bizneset prodhojnë, krijohen kushte për rritje të eksporteve dhe progres socioekonomik. Në Frashër punimet kanë nisur, pas kësaj infrastrukture themelore do të kemi edhe infrastrukturën tjetër që e modernizon parkun industrial. Këtu mund të vinë edhe bizneset nga mërgata”, deklaroi Kurti.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila nënvizoi se me këtë investim, përcillen mesazhe te investitorët e huaj se Kosova është e gatshme dhe vend i sigurt për investime.

“Fillimi i punimeve për një projekt të kësaj natyre jep mesazhin se Kosova është e gatshme dhe e sigurt për investime. Ne si qeveri e ministri jemi të përcaktuar të punojmë në zëvendësimin e importeve me prodhimin vendor por edhe në vendosjen e Kosovës si vend që ka prodhime me vlerë të shtuar. Në këtë park do të ketë kompani prodhuese. Kjo e bën Kosovën vend që po iu tregon edhe kompanive të BE-së që mund të vijnë, e me çmime të favorshme mund të prodhojnë nga Republika e Kosovës”, shtoi ajo.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, u zotua se do të krijojnë kushte më të mira për të bërit biznes në këtë komunë.

“Mitrovica do ta ketë vëmendjen edhe më të shtuar në aspektin e investimeve që do të ndikojë në ekonominë qarkore të Mitrovicës. Zotimi im është që të krijojmë kushte më të favorshme të të bërit biznes. Mitrovica si komunë në këtë fazë e ka mundësinë të transformohet në njërin nga qytetet më të zhvilluara. Ambicia jonë është që të vazhdojmë”, potencoi ai.

Mitrovicë

Më shumë nga Lajme

  • 20:00Vëllai i Princeshës Diana shkruan një libër rreth jetës së saj: Dua të tregoj të vërtetën për të!
  • 19:57Aksioni kundër fajdesë: Gjatë ikjes, i dyshuari godet me veturë një polic dhe një 17-vjeçare
  • 19:56Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja
  • 19:49Hoti: Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë, po e katandisin rendin kushtetues në kaos
  • 19:48Tre të arrestuar në aksionin kundër fajdesë në Prizren