Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Në prag të 28 Nëntorit, flamuri kuqezi ngrihet në zemër të New Yorkut

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 14:09
Në prag të 28 Nëntorit, flamuri kuqezi ngrihet në zemër të New Yorkut

Qyteti i Yonkers në New York do të organizojë ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit shqiptar, në nder të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe trashëgimisë së tij kombëtare, në prag të festës së 28 Nëntorit.

Ceremonia do të mbahet të hënën, më 23 nëntor 2026, nga ora 16:00 sipas kohës lokale, në Washington Park – Middle Grounds, pranë ndërtesës së Bashkisë së Yonkers, në anën e South Broadway.

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të qytetit në Facebook, ku kryetari Mike Spano dhe autoritetet lokale kanë ftuar pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan që të marrin pjesë në këtë ngjarje.

“Bashkohuni me kryetarin Mike Spano dhe anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan në ceremoninë e ngritjes së flamurit”, thuhet në ftesën e publikuar nga autoritetet e qytetit.

Ngjarja do të mbahet pesë ditë para 28 Nëntorit, datës që shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe që festohet nga shqiptarët në mbarë botën.

Ngritja e flamurit kuqezi në një hapësirë publike të qytetit amerikan ka karakter simbolik për komunitetin shqiptaro-amerikan, duke vënë në pah identitetin kombëtar, kulturën dhe lidhjet me vendin e origjinës.

Përmes kësaj ceremonie synohet të bashkohen shqiptarët që jetojnë në Yonkers dhe zonat përreth, në shenjë të festimit të një prej datave më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

nëntoritpragkuqezi

Më shumë nga Lajme

  • 14:19Djali i Dodikut mandatar i Qeverisë së re të Republikës Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë
  • 14:12Ahmeti e Rama zhvillojnë takim vëllazëror, flasin për çështjet kombëtare
  • 13:53Presidentja e RMV uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: Gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe kujtesës kolektive
  • 13:41Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
  • 13:27Rama: S’mendoj që se duhet të zgjedhë, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët