Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Presidentja e RMV uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: Gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe kujtesës kolektive

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 13:53
Presidentja e RMV uron shqiptarët për Ditën e Alfabetit: Gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe kujtesës kolektive

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u ka përcjellë urime pjesëtarëve të komunitetit shqiptar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, duke theksuar se gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe i kujtesës kolektive të një populli.

“Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë, 22 Nëntori është një datë, rëndësia e së cilës tejkalon simbolikën e një përvjetori historik. Ai është dëshmi e një vizioni kombëtar dhe e vetëdijes për një identitet të veçantë, themeli i të cilit është alfabeti i standardizuar shqip”, thekson presidentja.

Në urimin e saj, ajo nënvizon se gjuha është tipari themelor i veçantisë kombëtare dhe instrumenti më i fuqishëm për ndërtimin dhe shprehjen e kujtesës kolektive, trashëgimisë shpirtërore dhe përvojës së një populli.

“Gjuha shqipe ju ka mundësuar juve, shqiptarëve, të shprehni respektin ndaj paraardhësve, por edhe përgjegjësinë ndaj pasardhësve. Në shoqërinë multikulturore maqedonase dhe sistemin demokratik politik, shqiptarët dhe gjuha shqipe kanë një traditë të gjatë të pranisë në jetën kushtetuese, politike, ekonomike, arsimore, shkencore, kulturore, sportive, mediatike, argëtuese dhe të përditshme”, thekson Siljanovska-Davkova.

Ajo thekson se detyrë e përbashkët është ndërtimi i një shoqërie në të cilën uniteti nuk do t’i mohojë dallimet, por do t’i respektojë dhe do t’i trajtojë ato si vlera të përhershme shoqërore.

Presidentja uron që 22 Nëntori të mos jetë vetëm ditë kujtimi, festimi dhe krenarie, por edhe nxitje për arritje të reja arsimore, shkencore dhe kulturore në gjuhën shqipe.

gjuhapresidentjathemeli

Të ngjashme

Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon

Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon

13:41
Presidentja takohet me ambasadoren suedeze, flasin për sundimin e ligjit

Presidentja takohet me ambasadoren suedeze, flasin për sundimin e ligjit

15:14

Më shumë nga Lajme

  • 13:27Rama: S’mendoj që se duhet të zgjedhë, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët
  • 13:152 orë e 30 minuta tension në Libohovë: 40-vjeçari kërcënon gruan me armë zjarri
  • 12:39Kthimi i Krasniqit në Hagë, Specialja jep detaje
  • 12:38Tiranë, procedohen penalisht 10 persona pas tubimit të djeshëm
  • 12:27Nga rasti i Arlinda Zekajt te deponia në Sferkë, Aleanca ngre shqetësimet për zhvillimet në Pejë