Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se qytetarët e vendit shumë më herët, se sa këtë të premte, kishin nevojë që t’u rriten pagat, shtesat e pensionet.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ajo ka theksuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte mundësi që të bënte rritjet e fundit më herët, kur ia kishin kërkuar ish-partitë opozitare.
“Duhet të qartësohet një gjë: absolutisht që nevojat e qytetarëve janë shumë të mëdha, edhe për rritje të pagave, për rritje të pensioneve dhe për rritje të shtesave, për shkak të inflacionit shumë të lartë dhe situatës së rënduar ekonomike. Absolutisht që ka qenë nevoja për t’i rritur pagat”.
“Albin Kurti ka qeverisur më shumë se katër vjet, ka pasur gjithë pushtetin dhe gjithë mundësinë që këtë rritje ta bëjë edhe ne kur ia kemi kërkuar”, ka shtuar Deliu-Kodra.
