Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 09:22
Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Princ Valentino Corleone duke e dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë pasi iu ricilësua vepra penale në posedim paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, Princ Valentino Corleone akuzohej se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi dhe anëtarët Gent Beka e Adnan Kamberi.

Corleone u dënua me 1 vit burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti në periudhën verifikuese prej 2 viteve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu, edhe me 4 mijë euro gjobë, i cili duhet të paguajë brenda 90 ditësh pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Nëse dënimi me gjobë nuk paguhet, do të zëvendësohet me burg ku një ditë burg llogaritet në 20 euro të gjobës.

I pranishëm në shpallje ishte vetëm avokati i Corleones, Ahmet Tahiri.

Ndryshe në seancën fillestare të 22 prillit 2025, Princ Valentino Corleone është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për shitblerje të narkotikëve.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës të ngritur më 29 qershor 2023, i pandehuri Princ Valentino Corleone akuzohej se pa autorizim ka poseduar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope, analoge, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ashtu që më 17 mars 2023, rreth orës 20:30 në fshatin Çagllavicë- Komuna e Prishtinës, derisa ishte në një motel në shoqëri të dy vajzave, i pandehuri Princ Valentino Corleone e ka kontaktuar një vajzë tjetër, duke i thënë “hajde me e ngreh ndonjë vi kokë”.

Aktakuza thotë se vajza në fjalë më pas kishte shkuar dhe i pandehuri ia kishte dhënë një sasi kokaine për ta konsumuar. Kokainë kishte konsumuar ajo dhe njëra prej dy vajzave që kishin qenë fillimisht me të. Kurse, gjatë kontrollit nga ana e Policisë, të pandehurit Corleone i janë gjetur një dozë dhe një qese me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme prej 0.39 gramë.

Me këtë, Princ Valentino Corleone akuzohej se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 1 të Kodit Penal.

corleoneeurogjobë

Më shumë nga Lajme

  • 10:07Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
  • 10:03Kurti në SHBA takohet me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar: Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
  • 09:57Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh
  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:19“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së