Dy persona janë prangosur në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të dhunimit të dy femrave.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar park para mesnatës të së hënës.

Dy persona janë prangosur në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të dhunimit të dy femrave.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar park para mesnatës të së hënës.
“Është raportuar se dy femra kosovare dyshohet se janë keqpërdorur nga dy persona të panjohur. Lidhur me rastin, viktimat janë intervistuar nga prokurori dhe pas intervistimit i njëjti ka autorizuar të hapet rasti i lartcekur.”, thuhet në raportin 24-orësh.
Sipas raportit, të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.



