Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Vendim i vonuar por i mirëpritur”, Hamza: Masat e BE-së u vendosën si pasojë e moskoordinimit politik të Qeverisë me aleatët tanë

GD
Gazeta Demos17 mars 2026 në 20:27
“Vendim i vonuar por i mirëpritur”, Hamza: Masat e BE-së u vendosën si pasojë e moskoordinimit politik të Qeverisë me aleatët tanë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka mirëpritur heqjen e masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Ai ka thënë se ky vendim është i vonuar por i mirëpritur

“Këto masa u vendosën si pasojë e tensioneve dhe moskoordinimit politik të kësaj Qeverie me aleatët tanë, megjithatë as progresi nuk mund të arrihet përmes ndëshkimit, por përmes partneritetit dhe bashkëpunimit”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se për Evropën, problemi historikisht ka qenë Serbia dhe jo Kosova.

“Kosova është pjesë e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Për rrjedhojë, këto masa ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën tonë evropiane. Qytetarët tanë nuk do të duhej të ndëshkoheshin për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë”, ka shtuar ai në Facebook.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës janë qytetarët më proevropianë në Ballkanin Perëndimor, dhe për këtë ka thënë se Kosova meriton trajtim të drejtë, mbështetje të plotë dhe një rrugë të qartë drejt integrimit evropian, pa pengesa që e vonojnë këtë proces

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë
  • 22:22Xhavit Haliti lexon letrën e Ahmet Krasniqit dërguar Shtabit Qendror të UÇK-së, rrëfen takimin me ndërmjetësim të Adem Demaçit në Oslo
  • 22:09Xhavit Haliti shfaq për herë të parë letrën e Bekim Berishës "Abeja" dy muaj para rënies heroike
  • 22:00Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht
  • 21:52Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit