Edhe në Malmo të Suedisë do të organizohet protestë kundër dënimit të shkallës së parë me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Sipas njoftimit të platformës “Liria ka emër”, protesta do të mbahet nesër, nga ora rreth14:00 -15:00.
Protestës pritet t’i bashkohen bashkatdhetarë që jetojnë në Malmo dhe rrethinë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore.





