Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Veliu: Treshja Kurti, Osmani, Abdixhiku po ia paguajnë borxhin me post Bekim Sejdiut – t’i ndalin sulmet ndaj 6 deputetëve

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 20:12
Veliu: Treshja Kurti, Osmani, Abdixhiku po ia paguajnë borxhin me post Bekim Sejdiut – t’i ndalin sulmet ndaj 6 deputetëve

Agim Veliu, ka reaguar rreth çështjes së presidentit, pas marrëveshjes mes liderit të LDK’së, Lumir Abdixhikut dhe atij të VV’së, Albin Kurtit, për emrin e Bekim Sejdiut për postin e Presidentit.

Aliu, ka thënë se, konsensusi mes Abdixhikut, Kurtit e Vjosa Osmanit, ‘’duket se ka nisur shumë më herët’’.

‘’Madje qysh atëherë kur vendimet e tij (Sejdiut) në Gjykatën Kushtetuese i leverdisnin politikisht VV-së dhe i kushtonin LDK-së’’, ka thënë ai mes tjerash.

Veliu ka thënë se, në politikën kosovare, duket që ‘’ borxhet politike paguhen me poste shtetërore’’, duke kërkuar që sulmet ndaj gjashtë deputetëve të LDK’së që e kundërshtuan emrin e Sejdiut, të ndalen.  

Postimi:

Kandidat “konsensual”

Kështu po quhet tani Bekim Sejdiu, si të ishte zbuluar papritur në tryezën e përbashkët të Kurtit, Abdixhikut e Vjosa Osmanit.

Por, sipas rrëfimit të tyre (treshes), duket se konsensusi ka nisur shumë më herët… Madje qysh atëherë kur vendimet e tij (Sejdiut) në Gjykatën Kushtetuese i leverdisnin politikisht VV-së dhe i kushtonin LDK-së.

Sot po mundohen ta shesin si zgjidhje konsensuale për President.

E dje, sipas kësaj logjike, paska qenë investim politik.

Çfarë rastësie e bukur.

Ai që dikur ishte “i dobishëm” për një palë, sot na paraqitet si “i pranueshëm” për të gjithë.

Në politikën tonë kosovare, me sa duket, edhe borxhet politike paguhen me poste shtetërore. 🇽🇰

Kësaj radhe hiq më pak se me post Presidenti!

Në krejt këtë histori interesash të treshes, Abdixhiku duhet t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve.

Ata nuk janë problemi. Problemi është lidershipi yt që nuk pranon kundërshtim dhe kërkon vetëm bindje.

Nëse gjashtë deputetë thanë “JO”, ti duhet ta pyesësh veten PSE, para se t’i fajësosh.

LDK-ja nuk është pronë e askujt. As demokracia nuk është urdhër.

sejdiutveliubekim

Të ngjashme

Abdixhiku për Bekim Sejdiun: Është rugovist, kisha frikë se VV në fund do ta prishte marrëveshjen

Abdixhiku për Bekim Sejdiun: Është rugovist, kisha frikë se VV në fund do ta prishte marrëveshjen

23:29

Më shumë nga Lajme

  • 21:05Sherri me Jozin, Policia interviston Edi Kuçin
  • 20:55E konfirmon Policia: Vdes një person në Prishtinë, u gjet pa shenja jete
  • 20:46Lushtaku i përgjigjet Abdixhikut: Mos ma përdor emrin, zgjidhi problemet në LDK – Kur dojnë me u bo interesant m’ përmendin mu
  • 20:33Vdes një person te Ministria e Arsimit, dyshohet se pësoi infarkt
  • 20:146 vjet nga marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, Hoti publikon foton: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri euroatlantike