Në një deklaratë nga paraburgimi, kryebashkiaku i Tiranës thotë se vendimi i Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së e ka tronditur thellë, ndërsa thekson se procesi juridik duhet të ndjekë rrugën e tij.
Sipas Veliajt, nderimi nga Tirana nuk synon të zëvendësojë drejtësinë me politikën apo t’i tregojë gjykatës se çfarë duhet të vendosë, por të shprehë, siç thotë ai, mirënjohjen për kontributin historik të katër ish-drejtuesve të UÇK-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.
Veliaj u bën thirrje edhe kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të qyteteve të tjera shqiptare që të ndërmarrin nisma të ngjashme.




