Në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë të pranishëm edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së.
Pjesë e protestës janë edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti si dhe fëmijët e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa në mesin e protestuesve janë shumë qytetarë të tjerë.
Protesta është organizuar pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim



