Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Veç gjeste me gërshërë keni me pa” -Sadiku godet Ministrinë e Arsimit për mënyrën e punës

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 11:53
“Veç gjeste me gërshërë keni me pa” -Sadiku godet Ministrinë e Arsimit për mënyrën e punës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të një mbledhjeje në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku, sipas tij, kanë marrë pjesë tre anëtarë të dërguar nga Ministria e Arsimit.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Sadiku ka pretenduar se personat e dërguar nga Ministria kanë mbajtur mbledhje me, siç është shprehur ai, “libreza të partisë në xhep”.

“Mirëmëngjesi të dashtun. Tre anëtarë të dërguar nga Ministria e Arsimit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, me ‘libreza të partisë në xhep’, paskan mbajtur mbledhje”, ka shkruar Sadiku.

Ai ka ironizuar mënyrën e mbajtjes së mbledhjes, duke iu referuar procesverbalit, tabelës dhe vulës së përdorur gjatë saj.

“Kqyre qysh mbahet mbledhja në vitin 2026. Kqyre procesverbalin. Kqyre tabelën. Kqyre vulën”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka kritikuar veçanërisht faktin që tabela, sipas tij, është vizatuar me dorë dhe me kimik, duke e krahasuar këtë praktikë me zhvillimet teknologjike dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

“Në kohën e Inteligjencës Artificiale, kur pothuajse çdo proces mundet me u automatizu, me u digjitalizu, me u ruajt në cloud e me u verifiku me blockchain, këta e vizatojnë tabelën me dorë, me kimik”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Në fund, Sadiku ka vënë në pikëpyetje mundësinë që persona të tillë të kontribuojnë në përmirësimin e arsimit dhe në avancimin e rezultateve të Kosovës në testin PISA.

“E këta po mendoni që kanë me na e përmirësu arsimin? Këta kanë me e ngrit Kosovën në PISA? Jo, të dashur. Asnjëherë”, ka shkruar ai.

Sadiku e ka përmbyllur reagimin e tij me një tjetër kritikë ndaj mënyrës së punës së institucioneve.

“Prej këtyre, veç gjeste me gërshërë keni me pa. Për punë, mos pritni”, ka përfunduar deputeti i LDK-së.


arsimitmënyrënsadiku

Të ngjashme

Sadiku: Kurti prezantoi programin e vitit 2019 para koalicionit VV-Lista Serbe

Sadiku: Kurti prezantoi programin e vitit 2019 para koalicionit VV-Lista Serbe

16:11
Sadiku për vendimin e VV-së: Këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje

Sadiku për vendimin e VV-së: Këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje

23:15
Sadiku kritikon Golën: S’guxoi të votonte Çitakun, kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV-së

Sadiku kritikon Golën: S’guxoi të votonte Çitakun, kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV-së

20:15

Më shumë nga Lajme

  • 12:21Çmim rekord i naftës në Kosovë, arrin në 1.90 euro për litër
  • 12:08“Nuk pritoj me nejt edhe në burg”, Munishi i përgjigjet avokatit të Amir Rrahmanit: Unë jam Ismet Munishi, o budallenj
  • 12:03“Liria ka emër” hap konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Po nisim një dialog të brendshëm për vlerat e vërteta të luftës çlirimtare
  • 11:58Kryetari i Fushë Kosovës e shkarkon drejtorin e arrestuar, e bën publik vendimin
  • 11:51Aktakuzë ndaj 6 personave dhe tri kompanive për keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik në Suharekë