Sot u nda nga jeta Dr. Zenel Dobrani, një mjek i nderuar dhe humanist i rrallë, i cili la pas vetes një gjurmë të pashlyeshme në jetët e shumë njerëzve.

Me përkushtim, profesionalizëm dhe zemër të madhe, ai shëroi e ndihmoi qindra pacientë përgjatë viteve të punës së tij, duke u bërë shembull i vërtetë i misionit fisnik të mjekësisë.

Dr. Zeneli do të kujtohet gjithmonë si një ndër ikonat e mjekësisë në Skenderaj, që dha kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve dhe forcimin e sistemit shëndetësor lokal. Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 16:00, në varrezat e qytetit në Polac.