Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdes Isuf Hajdar Asllanaj veteran i UÇK-së dhe veprimtar i çështjes kombëtare

GD
Gazeta Demos5 prill 2026 në 11:56
Vdes Isuf Hajdar Asllanaj veteran i UÇK-së dhe veprimtar i çështjes kombëtare

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare Isuf Hajdar Asllanaj (1952–2026), i njohur për kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe për angazhimin në periudha të ndryshme të historisë së Kosovës.

I ndjeri rridhte nga një familje me traditë atdhetare. Babai i tij, Hajdar Tafa, ishte luftëtar në përballjet kundër forcave çetnike dhe partizanëve të Titos dhe ishte plagosur në Betejën e Junikut në tetor të vitit 1944, një betejë që zgjati më shumë se tri javë.

Isuf Hajdar Asllanaj barte edhe një trashëgimi historike familjare, pasi emrin e kishte marrë nga një paraardhës i tij, Isuf Hajdari i parë, luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ky i fundit kishte rënë heroikisht në luftimet e zhvilluara nën udhëheqjen e Jakup Ferit dhe Mehmet Alisë së Pozharit në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë nga sulmet e Serbisë dhe Malit të Zi.

Shkrimi i plotë nga Faton Mehmetaj

Isuf Hajdar Asllanaj (1952–2026)

Paska ndërruar jetë për të kaluar në përjetësi njëri prej burrave më të çmuar të fshatit Pozhar, Isuf Hajdar Asllanaj (1952–2026). Një jetë të tërë baca Isuf, babai i tij Hajdar Tafa dhe familjarët tjerë të Isuf Hajdarit ishin në shërbim të atdheut e të çështjes shqiptare. Baca Isuf dhe familja e tij ishin gjithmonë të gatshëm për t’i shërbyer çështjes kombëtare.

Hajdar Tafa, babai i Isufit, ishte njëri prej luftëtarëve të dalluar në luftë kundër hordhive çetnike dhe partizanëve të Titos. Hajdari u plagos në Betejën e Junikut, e cila filloi në tetor të vitit 1944 dhe zgjati më se tri javë.

Isuf Hajdari i takon trungut familjar të Isuf Hajdarit të parë, të cilit Isufi i ri ia përtriu emrin shumë vite më vonë në shenjë kujtimi e respekti. Isuf Hajdari i parë, njërit prej luftëtarëve më të spikatur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili ra heroikisht në luftimet që u zhvilluan nën udhëheqjen e Jakup Ferit dhe Mehmet Alisë së Pozharit në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë nga sulmet shfarosëse të Serbisë dhe Malit të Zi.

Edhe Isuf Hajdar Asllanaj nga Pozhari i Deçanit e vazhdoi rrugën e Isuf Hajdarit të vjetër duke mos u shmangur nga aktivitetet dhe angazhimet kombëtare për asnjë moment të vetëm. Mori pjesë në protestat e viteve 1990 kundër regjimit serb, ishte i burgosur politik dhe pjesëtar i UÇK-së, veteran dhe aktivist i palodhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Njeri i traditës dhe i respektuar prej të gjithëve. E donin dhe e respektonin i madh e i vogël. Baca Isuf u nda nga ne duke na lënë të pikëlluar, por edhe duke lënë një zbrazëti të madhe në fshat.

Baca Isuf gjithmonë do të mbetesh në mendjen dhe zemrat tona i paharruar.

Lamtumirë baca Isuf, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës të cilën aq shumë e deshe.

Më shumë nga Lajme

  • 08:59Labinot Rexha ftohet në polici, dyshohet se gjuajti me armë në një aheng
  • 08:43Njofton MINT: Bie çmimi i derivateve për sot
  • 08:41“Lagjja jonë është mbuluar nga dhimbja”, reagim pas vdekjes së tre kosovarëve në Gjermani
  • 08:18Sot skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit
  • 08:10Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare