Ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Elbasan Shoshaj, shkruan Gazeta Demos.
Për vdekjen e tij ka shkruar ish i burgosuri politik, Bedri Halimi kështu duke ia kushtuar edhe një poezi.
Ai ka ngushëlluar familjen Shoshaj, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Postimi i plotë i tij:
Sot paska shkuar në amshim luftëtari i lirisë Elbasan Shoshaj
ELBASAN SHOSHAJ
(Në kujtim të një luftëtari të UÇK-së)
Sot heshti një zë mali,
një burrë që fjalën
nuk e shiste në pazare,
por e mbante si besën
mbi supet e jetës.
Sot u shua një zemër,
por jo një emër.
Sepse emrat që lindin
në flakën e atdheut,
vdekja nuk i fshin.
Ti ishe ndër të parët,
kur rrugët ishin të errëta,
kur armiku dukej i pafund,
kur shumë prisnin
e pak guxonin.
Ti nuk pyete
sa ishim,
por ç’duhej bërë.
Nuk pyete
sa ishte i fortë armiku,
por sa e shenjtë ishte Kosova.
Në Prizren,
aty ku historia
ka mbledhur kuvendet e saj,
ti u bëre një nga gurët
mbi të cilët u ngrit
ëndrra e lirisë.
Në një rresht
me Xhevat Berishën,
me Remzi Ademajn,
me Saladin Berishën
e me shumë trima të tjerë,
ecët drejt së panjohurës,
me një armë në dorë
dhe me Kosovën në zemër.
Ju nuk kërkuat lavdi.
Lavdia
erdhi vetë pas jush.
Ju nuk kërkuat tituj.
Titulli juaj
ishte fjala:
Luftëtar.
Ti ishe njeri i besës.
Kur e jepje dorën,
fjala vulosej.
Kur premtoje,
nuk kishte nevojë
për dëshmitarë.
Besën e kishe ligj,
nderin flamur,
kurse shokun
vëlla.
Nuk njihje frikën.
Jo se nuk e shihje rrezikun,
por sepse e dije
se mbi jetën
qëndronte detyra.
Trimëria jote
nuk bërtiste.
Ajo ecte qetë,
si mali
