Selmanaj shkruan se “Z. Konstantini ishte një njeri i veçantë, i cili rregullisht vizitonte zyret tona të LDK-së në Prizren dhe nuk dilte nga zyra pa ritualin e tij të lutjeve pranë portretit të Presidentit Rugova”.

“Z. Konstantini do të kujtohet gjithmonë për virtytet e tij dhe angazhimin e madh për LDK-në”, shkruan tutje Selmanaj.

“Haxhi Ali Konstantini do t’i mungojë familjes, miqve dhe gjithë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Prizrenit. Qoftë i përhershëm kujtimi për të”, shprehet ai.