Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e ish-zëvendëspresidentit amerikan, reagon George W Bush: Humbje për kombin

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 16:25
Vdekja e ish-zëvendëspresidentit amerikan, reagon George W Bush: Humbje për kombin

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, ka kujtuar zëvendëspresidentin e tij, Dick Cheney, i cili ka ndërruar jetë të hënën, duke e cilësuar vdekjen e tij si një humbje të madhe për kombin.

Në deklaratën e tij, Bush ka thënë se “vdekja e Cheney është një humbje për kombin dhe një pikëllim për miqtë e tij”.

“Unë dhe Laura do ta kujtojmë Dick Cheney për njeriun e mirë dhe të ndershëm që ishte. Historia do ta kujtojë atë si ndër nëpunësit më të mirë publikë të gjeneratës së tij – një patriot që solli integritet, inteligjencë të lartë dhe seriozitet në çdo pozicion që mbajti”, thuhet në deklaratën e Bushit.

Ish-presidenti ka përshkruar edhe momentin kur kishte kuptuar se Cheney do të ishte zëvendësi i tij më i mirë.

“Në diskutimet tona të gjata rreth cilësive që duhet të ketë një zëvendëspresident – përvojë të thellë, gjykim të pjekur, karakter, besnikëri – kuptova se Dick Cheney ishte ai që më duhej. Jam ende mirënjohës që ai ishte në krahun tim për tetë vjetët që pasuan. Dick ishte një prani e qetë dhe e qëndrueshme në Shtëpinë e Bardhë mes sfidave të mëdha kombëtare. Unë mbështetesha tek ai për këshillat e tij të ndershme dhe të drejtpërdrejta, dhe ai kurrë nuk dështoi të jepte më të mirën e tij. Ai iu përmbajt bindjeve të tij dhe i dha përparësi lirisë dhe sigurisë së popullit amerikan”, ka shtuar Bush në reagimin e tij.

Më shumë nga Lajme

  • 08:17Ish-pjesëtari i UÇK-së: Pak minuta pas postimit të Dejona Mihalit, truproja personale e saj dhe urdhëra për t'i sulmuar veteranët në protestë
  • 08:14Çka i tha LDK-së Xhafer Gashi në postimin ku njoftoi për dorëheqje?
  • 07:56U rrah nga Policia, Agim Aliu reagon për dhunën ndaj veteranit të UÇK-së: Shkopinjë policorë janë shkopinj ndaj lirisë
  • 07:45Një natë pas tensioneve, vazhdon edhe sot protesta e qytetarëve për Ligjin për Specialen
  • 07:42KEDS njofton: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës