Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka dënuar dhunën e ushtruar nga Policia ndaj veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Gazmend Bytyçi, si dhe protestuesve të tjerë.
Aliu ka thënë se dhuna policore nuk mund ta thyejë revoltën dhe zërin e qytetarëve kundër, siç e quan ai, “dënimit të luftës së drejtë e çlirimtare”.
“Gazi, heroi i luftës dhe i paqes, nuk ka shkop që thyen trimërinë, atdhedashurinë, shpirtin tënd luftarak e veprën lavdiplote që ia fale lirisë së Kosovës”, ka shkruar Aliu.




