Mijëra qytetarë pritet të mblidhen edhe sot para Kuvendit, ku do të kërkojnë votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen.
Protesta pritet të nis nga ora 09:00.
Derisa dje, u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.
Protestuesit fillimisht u përballën me një prani të shtuar policore, ndërsa gjatë zhvillimeve u përdorën edhe gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e tyre.
Në disa raste pati përleshje dhe sulme të policisë ndaj protestuesve, ndërsa janë raportuar edhe persona të lënduar.




