Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të ndaluar

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 12:53
Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të ndaluar

Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se një grup njerëzish, mëngjesin e së mërkurës, ndaloi trafikun pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd, por se policia e largoi pak më vonë nga rruga.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve.

Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë mbajtur 117 tubime të paparalajmëruara dhe janë bërë 87 bllokada trafiku – prej të cilave 68 në Beograd.

“Incidente u regjistruan në Zemun, Nish, Novi Sad dhe Valevë, ku disa persona u ndaluan për shkelje të rendit publik dhe kryerje të veprave penale, ndërsa policia veproi në përputhje me ligjin”, tha Ministria e Brendshme serbe.

Organizata akademike “Studentët në bllokadë” bëri thirrje për mosbindje civile, pas tubimit të 28 qershorit në Beograd.

Studentët janë duke protestuar që prej aksidentit në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor, humbën jetën 16 persona.

Kërkesat e tyre përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Nga maji, kërkesë e tyre është bërë edhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.

Megjithatë, protestat tashmë duket se kanë marrë edhe një kthesë nacionaliste.

Studentët nuk kërkojnë vetëm një shtet më të drejtë, por bëjnë thirrje dhe për mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe të neutralitetit të saj ushtarak. /REL

Më shumë nga Lajme

  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike
  • 22:14Tahiri: Kurti synon zgjedhjet më 27 dhjetor, shtyrja e konstituimit i shërben skenarit të tij politik
  • 22:01Policia vazhdon kontrollet në Jabukë të Zubin-Potokut
  • 21:54KMShK u bën thirrje mediave të respektojnë etikën: Të mos publikohen pamje që cenojnë dinjitetin e njeriut