Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vazhdon gjykimi ndaj Ana Bërnabiqit sipas padisë së Momçillo Trajkoviqit

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 10:28
Vazhdon gjykimi ndaj Ana Bërnabiqit sipas padisë së Momçillo Trajkoviqit

Sipas padisë së Momçillo Trajkoviqit, kryetarit të Forumit Kombëtar Serb nga Graçanica, sot në Gjykatën e Parë Themelore në Beograd do të vazhdojë gjykimi ndaj kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, transmeton Paparaci.

Bërnabiq po gjykohet për shpifje dhe fyerje, ndërsa Trajkoviqi e ka paditur për shkak të një deklarate të dhënë në televizionin në shërbim të regjimit aktual serb “TV Pink”, pas fjalimit të tij në një protestë studentore, të mbajtur vitin e kaluar në Sheshin Sllavia në Beograd.

Gjatë një paraqitjeje në këtë televizion, Bërnabiq atëbotë ka deklaruar se Trajkoviqi „është pasuruar duke ia shitur tokën serbe shqiptarëve“.

Momçillo Trajkoviqi kërkoi para gjykatës që Bërnabiq të paraqesë prova me të cilat do t’i mbështeste pretendimet që i kishte bërë publikisht.

Në seancën e mëparshme, më 18 mars të këtij viti, Ana Bërnabiq nuk u paraqit para gjykatës, ndërsa si arsye për mungesën e saj u përmendën „angazhimet në Bruksel“.

Gjykata ka caktuar për sot seancën e re dhe i ka urdhëruar përfaqësuesit ligjor të Ana Bërnabiqit që ta njoftojë të paditurën se prania e saj personale është e domosdoshme për marrjen në pyetje. Gjykata gjithashtu e ka paralajmëruar të paditurën për pasojat ligjore nëse përsëri nuk i përgjigjet ftesës.

momçillobërnabiqgjykimi

Më shumë nga Lajme

  • 08:28Afërsisht 40 gra raportuan për dhunë nga burri brenda javës
  • 08:25Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen
  • 08:15Ali Ahmeti e quan historike fitoren e kandidatit të AKI në Komunën e Bërvenicës
  • 08:12Përkujtohet 37-vjetori i rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • 08:11“Edhe sa?” – Sot protestë para Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë në Gjakovë