Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vazhdimi i seancës konstituive të dielën, ky është rendi i ditës

GD
Gazeta Demos12 shtator 2026 në 20:18
Vazhdimi i seancës konstituive të dielën, ky është rendi i ditës

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe nesër (e diel). Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve në sallën e seancave, prej orës 10:00.

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka ngecur sërish, më 11 shtator, pasi deputetët nuk u dakorduan për mënyrën e votimit të pesë nënkryetarëve. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akuzuan partinë fituese të zgjedhjeve për bllokadë, teksa Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk mund të votojë nënkryetarë që kundërshtojnë kandidatin për president të shtetit. Seanca u shty për të dielën e 13 shtatorit, transmeton KosovaPress.

Pas më shumë se një muaji bllokadë politike, Kuvendi i Kosovës ka bërë një hap drejt konstituimit të legjislaturës së 11-të. Të mërkurën, në vazhdimin e seancës konstituive është zgjedhur kryetarja e Kuvendit të Kosovës me 62 vota pro, ndërsa 16 deputetë votuan kundër kandidaturës së saj. Ndërkaq, pas dy ditës, më 11 shtator, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.Gola mori 101 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, duke siguruar kështu zgjedhjen në pozitën e dytë në parlamentin e shtetit.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar Vlora Çitakun për këtë pozitë. Megjithatë, Çitaku nuk arriti të zgjidhet në raundin e parë. Ajo mori 44 vota për, një kundër dhe 56 abstenime. Në shenjë pakënaqesie, deputetët kanë lëshuar sallën dhe kanë paralajmëruar se nuk do të kthehen më në sallë, por që do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vonesat e konstitiuimit të Kuvendit të Kosovës.

”Po atë ditë, në një tentativë tjetër në sallën e Kuvendit, deutetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës të premten, më 11 shtator , duke bërë që të dështojë përsëri seanca konstituive për zgjedhjet e nënkryetarëve. Arsyeja kryesore e vendimit erdhi pasi kryetarja e Kuvendit të tentoi të hidhte në votim individualisht propozimin e LDK-së për nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shalën, pa u zgjedhur paraprakisht nënkryetari nga radhët e partisë së dytë (PDK).

Pas këtij veprimi të GP të LDK-së, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet më 13 shtator në orën 10:00.

kosovësseancëskonstituive

Të ngjashme

Dështimi i seancës gjyqësore në rastin e Arlinda Zekajt, anëtari i KGJK-së tregon arsyet

Dështimi i seancës gjyqësore në rastin e Arlinda Zekajt, anëtari i KGJK-së tregon arsyet

21:10
Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

18:51
Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

15:46
Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

12:53

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
  • 22:58Kosova dhe Gjermania diskutojnë avancimin e transformimit digjital
  • 22:29KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
  • 22:02Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës
  • 21:22Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim