Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vapa zgjat edhe dy ditë, nga e mërkura bien temperaturat

GD
Gazeta Demos19 korrik 2026 në 16:48
Vapa zgjat edhe dy ditë, nga e mërkura bien temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java 20-24 korrik do të nisë me temperatura të larta, ndërsa nga e mërkura pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, e shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimit nga IHMK, të hënën dhe të martën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë Celsius, me mot kryesisht me diell paradite dhe zhvillim të vranësirave pasdite, kur vende-vende priten reshje lokale shiu.

Nga e mërkura, depërtimi i një mase ajrore më të freskët do të ulë temperaturat maksimale në 23–26 gradë, ndërsa reshjet dhe rrebeshet me bubullima do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, transmeton Klankosova.tv.

Të enjten moti parashihet kryesisht me diell dhe pa reshje, ndërsa të premten rikthehen reshjet lokale të shiut, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

E hënë

Temperaturat minimale: 13°C deri 18°C Temperaturat maksimale: 29°C deri 33°C Era: Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi (2–8 m/s), me përforcime të përkohshme gjatë zhvillimit të vranësirave.

E martë

Temperaturat minimale: 14°C deri 17°C Temperaturat maksimale: 28°C deri 32°C Era: Kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, e lehtë deri mesatare (2–8 m/s). Reshjet: Vende-vende priten reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

E mërkurë

Temperaturat maksimale: 23°C deri 26°C Era: Nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare (3–9 m/s), duke sjellë depërtimin e një mase ajrore më të freskët. Reshjet: Mot i paqëndrueshëm. Në pjesën më të madhe të territorit priten reshje shiu, vende-vende në formë rrebeshesh, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

E enjte

Temperaturat minimale: 8°C deri 11°C Temperaturat maksimale: 24°C deri 29°C Era: Do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e lehtë deri mesatare (2–7 m/s). Reshjet: Nuk parashihen reshje. Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale.

E premte

Temperaturat minimale: 9°C deri 13°C Temperaturat maksimale: 19°C deri 24°C Era: Nga veriu dhe veriperëndimi, e lehtë deri mesatare (2–8 m/s). Reshjet: Në disa zona parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites.

IHMK

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë