Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në listën e PDK-së mund të jetë Hashim Thaçi numër një, Kadri Veseli numër dy dhe Jakup Krasniqi numër tre.

AI tha se nuk duhet të çuditemi nëse kjo ndodh, duke theksuar se ambasadat e shteteve evropiane “mund t’i thonë PDK-së mosni sepse ata janë atje ne Hagë”.

“Hashim Thaçi të jetë bartës i listës së PDK-së, numër dy Kadri Veseli dhe numër tre Jakup Krasniqi. Unë po tregoj çka pritet me fol. Mos u çuditni në listën e PDK-së me pa Thaçin, Veselin e Krasniqin”, ka thënë ai.