Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Mitrovicë Veri, ka pranuar informatë nga Hetimet Rajonale të DRP-së Mitrovicë Veri se i dyshuari me iniciale (R.M.) kundërligjshëm merret me nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil.
Në kioskën e të dyshuarit në Leposaviq të cilën i dyshuari e shfrytëzon si vend për servisimin e celularëve, zyrtarët policor nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Mitrovicë Veri kanë kryer kontrolle policore dhe me asistim të njësisë së forenzikes rajonale të DRP-së Mitrovicë Veri si dëshmi materiale kanë sekuestruar përkohësisht pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme relevante lidhur me rastin, të cila dëshmi do të procedohen tutje sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit.
Lidhur me rastin, përveç dy personave tjerë, është intervistuar edhe i dyshuari në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa pas shqyrtimit të rrethanave të rastit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin policor të të dyshuarit për 48 orë.
