Ka vdekur ish-komandanti i UÇK-së, një ndër shokët dhe bashkëluftëtarët më të ngushtë të komandantit legjendar, Adem Jashari, Sahit Jashari nga Prekazi i Skenderajt .
Vajza e tij, Vlora Jashari përmes një postimi në Facebook ka shprehur dhimbjen për humbjen e babait.
“Nuk e di si shkruhet lamtumira për njeriun që ka qenë e gjithë bota ime. Nuk e di si pranohet mungesa jote, kur për çdo gëzim, çdo shqetësim e çdo sukses te kam kërkuar gjithmonë ty”, thuhet në postimin e saj në Facebook.
