Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vaji i palmës në qumësht, Haxhiu: Produktet të tërhiqen nga tregu dhe veprimtaria pa autorizim të suspendohet

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 14:32
Vaji i palmës në qumësht, Haxhiu: Produktet të tërhiqen nga tregu dhe veprimtaria pa autorizim të suspendohet

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkruar në lidhje me analizat për produktet e qumështit që i ka realizuar AUV-i.

Ajo ka thënë se siguria e ushqimit nuk njeh kompromis ndërkaq për rezultatet ka thënë se zbuluan shkelje serioze.

“Në produkte të qumshtit doli se është përdorur qumësht pluhur, vaj palme dhe hirrë pa u deklaruar në etiketë, si dhe ujë i destinuar për ujitje në procesin e prodhimit. Kjo tani nuk është çështje teknike. Kur qytetari paguan për qumësht dhe merr diçka tjetër, ai është mashtruar. Kur në prodhimin e ushqimit përdoret ujë i papërshtatshëm, nuk flasim më vetëm për etiketë, flasim për shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se rasti bëhet edhe më i rëndë kur dihet se kjo industri merr mbështetje nga shteti, subvencione, lehtësira dhe para publike.

“Pra merr nga qytetari përmes shtetit dhe pastaj po atij i shet një produkt që nuk përputhet me deklarimin dhe rrezikon shëndetin e tij. Prandaj llogaridhënia nuk është opsionale. Këtu fermeri është dëmtuar. Ai e ka dorëzuar qumështin ashtu siç është, pa shtesa dhe pa zëvendësime, dhe pastaj, siç e dimë të gjithë, ka pritur gjatë për t’u paguar. Ndërkohë ata që e zëvendësuan përmbajtjen me përbërës të lirë e mbajtën çmimin të njëjtë dhe e rritën fitimin. Në etiketë mbeti emri i fermerit, në produkt nuk mbeti puna e tij”, ka shtuar Haxhiu.

Ajo ka thënë se është mashtruar edhe konsumatori i cili ka paguar çmimin e plotë duke besuar se po blen atë që shkruan në etiketë, ndërsa për këto kompani ka paralajmëruar pasoja.

“Produktet me shkelje kritike duhet të tërhiqen nga tregu. Veprimtaria pa autorizim duhet të suspendohet, kushdo qofshin ata. Nëse ka elemente të veprës penale, çështja duhet t’i kalojë prokurorisë. Kontrollet nuk duhet të ndalen te qumështi. Të tilla kontrolle duhet të bëhen edhe në sektorët e tjerë, sepse asnjë qytetar nuk duhet të hamendësojë se çka ka në gotën apo në pjatën e vet. Qytetarët duhet të hanë dhe të pinë atë për të cilën paguajnë”, ka shtuar Haxhiu. 

Postimi i plotë:

Siguria e ushqimit nuk njeh kompromis.

Analizat e shumëpritura të AUV-it për produktet e qumështit zbuluan shkelje serioze. Në produkte të qumshtit doli se është përdorur qumësht pluhur, vaj palme dhe hirrë pa u deklaruar në etiketë, si dhe ujë i destinuar për ujitje në procesin e prodhimit.

Kjo tani nuk është çështje teknike. Kur qytetari paguan për qumësht dhe merr diçka tjetër, ai është mashtruar. Kur në prodhimin e ushqimit përdoret ujë i papërshtatshëm, nuk flasim më vetëm për etiketë, flasim për shëndetin e qytetarëve.

Rasti bëhet edhe më i rëndë kur kemi parasysh se kjo industri merr mbështetje nga shteti, subvencione, lehtësira dhe para publike. Pra merr nga qytetari përmes shtetit dhe pastaj po atij i shet një produkt që nuk përputhet me deklarimin dhe rrezikon shëndetin e tij. Prandaj llogaridhënia nuk është opsionale.

Këtu fermeri është dëmtuar. Ai e ka dorëzuar qumështin ashtu siç është, pa shtesa dhe pa zëvendësime, dhe pastaj, siç e dimë të gjithë, ka pritur gjatë për t'u paguar. Ndërkohë ata që e zëvendësuan përmbajtjen me përbërës të lirë e mbajtën çmimin të njëjtë dhe e rritën fitimin. Në etiketë mbeti emri i fermerit, në produkt nuk mbeti puna e tij.

Është mashtruar edhe konsumatori, i cili e ka paguar çmimin e plotë duke besuar se po blen atë që shkruan në etiketë.

Tash është radha e pasojave.

Produktet me shkelje kritike duhet të tërhiqen nga tregu. Veprimtaria pa autorizim duhet të suspendohet, kushdo qofshin ata. Nëse ka elemente të veprës penale, çështja duhet t'i kalojë prokurorisë.

Kontrollet nuk duhet të ndalen te qumështi. Të tilla kontrolle duhet të bëhen edhe në sektorët e tjerë, sepse asnjë qytetar nuk duhet të hamendësojë se çka ka në gotën apo në pjatën e vet.

Qytetarët duhet të hanë dhe të pinë atë për të cilën paguajnë.

haxhiuqumështproduktet

Të ngjashme

Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen

Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen

15:39
Albulena Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së nuk bëhet duke shpallur kundërshtarët “spiunë” e “tradhtarë”

Albulena Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së nuk bëhet duke shpallur kundërshtarët “spiunë” e “tradhtarë”

21:09

Më shumë nga Lajme

  • 23:41“UÇK simboli që na bashkon”, Endriti emocionohet nga performanca e Yllit
  • 23:40Nesër, sërish protestë për çlirimtarët
  • 23:25Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme
  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale