Avokati Artan Qerkini ka kritikuar vendimin për urdhrin mbrojtës në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Pejë, duke e cilësuar si absurd përcaktimin e distancës prej vetëm dy metrash.
Qerkini në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se një urdhër mbrojtës duhet të jetë i zbatueshëm dhe të shërbejë realisht për mbrojtjen e viktimës, e jo të lëshohet vetëm për ta përmbushur një obligim formal.
“Kur lëshohet urdhri për mbrojtje, aty ndalohet edhe dhuna verbale. Ti prej dy metrash, minimalisht, dhunë verbale mundesh me pas. Domethënë, është absurd i llojit të vet”, deklaroi Qerkini.
