Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Uran Ismaili: Vendimi i parë si kryetar i Prishtinës – hapja e sheshit Xhorxh Bush

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 16:15
Uran Ismaili: Vendimi i parë si kryetar i Prishtinës – hapja e sheshit Xhorxh Bush

Në ditën e zyrtarizimit të kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka dhënë një mesazh të qartë: ndryshimi për Prishtinën nis menjëherë dhe vendimet e rëndësishme nuk do të vonojnë.

Në videon e publikuar të shpalljes së kandidaturës, Ismaili ka paralajmëruar vendimin e tij të parë si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit – rihapjen e Sheshit “Xhorxh Bush.”

Sheshi “Xhorxh Bush” te Katedralja u mbyll në fillim të mandatit aktual i Prishtinës, me arsyetimin për të ofruar një zgjidhje për trafikun në qytet. Megjithatë, prej asaj kohe nuk është bërë asnjë investim konkret, ndërkohë që bllokimi i kësaj nyje të rëndësishme për kryeqytetin ka rezultuar në rritje të ndjeshme të trafikut, pengesa në qarkullim dhe pakënaqësi nga qytetarët dhe bizneset përreth.

“Prishtinës i duhen zgjidhje konkrete dhe të shpejta për ta nxjerr nga kaosi dhe ngecja. Ky është njëri nga ato vendime” përçon mesazhin në video Uran Ismaili.

Nëpërmjet këtij paralajmërimi të parë, Uran Ismaili po tregon se fushata e tij do të fokusohet në zgjidhje të menjëhershme për problemet e përditshme të qytetit, duke filluar nga trafiku, qentë endacak, bërllogu e hapësirat publike.

Me sloganin “Koha për Prishtinën”, Uran Ismaili po shpalos hap pas hapi vizionin e tij për një Prishtinë funksionale, të jetueshme dhe më afër qytetarit. Rihapja e sheshit është vetëm fillimi.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës