Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Uran Ismaili: Pacientët e onkologjisë po detyrohen t’i blejnë vetë barnat që kushtojnë me mijëra euro

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 20:46
Uran Ismaili: Pacientët e onkologjisë po detyrohen t’i blejnë vetë barnat që kushtojnë me mijëra euro

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka kritikuar gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe abuzim me buxhetin publik.Ismaili tha se në shëndetësi po ndodh, siç u shpreh ai, “po vjedhet para syve”, ndërsa pacientët vazhdojnë të përballen me mungesë shërbimesh dhe barnash.

“A e dini që janë duke ua vjedhur buxhetin në Ministrinë e Shëndetësisë? Një patericë që kushton 20 euro po blihet 130 euro. Një shkop që blihet 20 euro po blihet 100 euro. Ky është realiteti”, tha Ismaili.

Ai përmendi edhe problemet me furnizimin me barna dhe trajtimin e pacientëve me kancer, duke thënë se ata po përballen me vështirësi serioze për të marrë terapinë e nevojshme.

“Pacientët e onkologjisë nisen prej orës 4 ose 5 të mëngjesit për të marrë një numër dhe për të siguruar kimioterapinë. Ata po detyrohen të paguajnë me mijëra euro për barnat e nevojshme. Në shëndetësi është rritur buxheti, por nuk janë rritur shërbimet, janë fuqizuar kompanitë. Ky është realiteti”, u shpreh ai.Ismaili ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë gjatë periudhës 2017–2019. Gjatë mandatit të tij, ai është përmendur për disa reforma në sektor, përfshirë uljen e listës së pritjes për stenta, ndryshimet në menaxhimin e listës së barnave esenciale dhe masat për rritjen e transparencës në shëndetësi.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:08Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 21:49Zulfaj: Normalizimi me Serbinë do të vijë kur Serbia të bëhet një vend normal
  • 21:37Musliu: Populli po e bën të veten, tash është radha e shtetit
  • 21:24Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet protestës në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 21:00Çitaku publikon foto nga protesta e sontme: Populli në këmbë